
Haradinaj: Urime, Dua! Kosova është me fat që në botë përfaqësohet me emrin tënd
11 shkurt 2019
| 10:21
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, e ka uruar këngëtaren Dua Lipa për fitimin e dy çmimeve prestigjioze në Grammy Awards.
Haradinaj ka thënë se artistja Lipa edhe njëherë e ka dëshmuar që me punë dhe talent mund të kalohet çdo kufi.
“Dy herë fituese e çmimit prestigjioz Grammy Awards, Dua edhe njëherë e dëshmoi që me punë dhe talent, kalon çdo kufi. Urime Dua! Kosova është me fat që në botë, përfaqësohet me emrin tënd”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.