
Haradinaj: Urime shqiptarëve të Tuzit për këtë fitore historike!
03 mars 2019
| 22:23
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se bashkimi në koalicion i subjekteve politike shqiptare, fitoi të drejtën për të qeverisur me Tuzin.
“Bashkimi në koalicion i subjekteve politike shqiptare, fitoi të drejtën për të qeverisur me Tuzin. Një shembull i shkëlqyer se uniteti i faktorit shqiptar sjell suksesin. Urime shqiptarëve të Tuzit për këtë fitore historike!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.