Haradinaj uron agjërim të lehtë për muajin e shenjtë ‘Muharrem’
31 gusht 2019
| 20:09
Me rastin e hyrjes në muajin e shenjtë, Muharrem, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, u ka uruar agjërim të lehtë besimtarëve të Tarikateve në Kosovë.
“Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë Muharrem, të gjithë besimtarëve të Tarikateve në Kosovë, u dëshiroj agjërim të lehtë gjatë kësaj periudhe dhjetëditëshe, në shenjë të përkujtimit të sakrificës së Qerbelasë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.