
Haradinaj uron besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit
30 mars 2025
| 09:33
Në prag të festës së Fitër Bajrami, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj u ka përcjellë urimet më të përzemërta Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim Tërnava dhe të gjithë shqiptarëve myslimanë.
Lideri i AAK-së, uron që kjo festë të jetë e mbushur me paqe, harmoni dhe gëzim në çdo familje.
“Në prag të festës së Fitër Bajramit, ju përcjell urimet më të përzemërta Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim Tërnava dhe të gjithë shqiptarëve myslimanë kudo që ndodhen! Qoftë kjo festë e mbushur me paqe, harmoni dhe gëzim në çdo familje. Gëzuar Fitër Bajramin!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.