Haradinaj uron besimtarët myslimanë për përfundimin e muajit të Ramazanit

03 qershor 2019 | 22:30

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar besimtarët myslimanë për përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Të dashur bashkëkombës të besimit islam që keni agjëruar këtë muaj të shenjtë.

Sonte e përmbyllët me përkushtim dhe devotshmëri muajin e Ramazanit, muaj ky i afrimit dhe mbështetjes tek njëri tjetri.

Me shpresën e një agjërimi të pranueshëm, uroj që të jemi pranë njëri tjetrit me vetëmohim e solidaritet!”, ka shkruar Haradinaj në profilin e vet në “Facebook”.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar të gjithë…