Haradinaj uron dy kadetët e FSK-së të cilët diplomojnë sot në Britani të Madhe

09 prill 2021 | 11:16

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar dy kadetët e Kosovës të cilët sot pritet të diplomohen në Akademinë Ushtarake SundHurst në Britaninë e Madhe.

Haradinaj ka thënë se nëntogerët Iliriana Bunjaku dhe Ardit Veliu, janë emrat me të cilët janë duke u krenuar sot të gjithë.

“Pas suksesit të kapitenit Ismail Hoxha, në Akademinë Ushtarake SundHurst në Mbretërinë e Bashkuar, edhe dy kadetë tanë do të diplomohen sot. Nëntogerët Iliriana Bunjaku dhe Ardit Veliu, janë emrat me të cilët krenohemi sot të gjithë. Orientimi jonë drejtë anëtarësimit në NATO, do të lehtësohet nga kuadro mirë të përgatitur e të shkolluar sipas doktrinës që përfaqëson kjo Aleancë. Urime Ilirianës dhe Arditit!   Urime të gjithë atyre që sot me krenari përfaqësojnë uniformën e Ushtrisë sonë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea ishte klubi më aktiv në merkaton e verës së…