Haradinaj uron dy kandidatët që shkuan në balotazh në Prishtinë

18 tetor 2021 | 11:00

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, i ka falënderuar të gjithë ata që e mbështetën në garën për kryeqytetin në këto zgjedhje.

Haradinaj i ka uruar dy kandidatët Arben Vitinë e Lëvizjes Vetëvendosjes dhe Përparim Ramën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët do të jenë në balotazh.

“Rezultati më i mirë për mua ishte bashkërrugëtimi im me ju. Unë jam krenar me ju dhe punën që e kemi bërë si ekip. Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë ata që na mbështetën në këtë bashkërrugëtim. Urime dy kandidatëve pretendues për kryetar të kryeqytetit”.

Daut Haradinaj sipas rezultateve preliminare deri tash ka arritur të marrë 4.62% të votave apo 3 mijë e 850.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, bazuar në…