Haradinaj uron Gjilanin dhe Dragashin në 21-vjetorin e çlirimit
15 qershor 2020
| 08:36
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar qytetarët e Gjilanit dhe të Dragashit në 21-vjetorin e çlirimit.
Haradinaj kujtoi heronjtë, dëshmorët dhe martirët e këtyre dy komunave të cilët ranë heroikisht në luftë me armikun.
Postimi i plotë i Haradinajt në “Facebook”:
Qytetarët e Gjilanit dhe Dragashit, njëzetenjë vite më parë, nisën kapitullin e lirisë, pas dekadave nën robëri.
Kujtojmë me respekt Heronjtë, Dëshmorët e Martirët, nderojmë kontributin e luftëtarëve të Brigadës 171 “Kadri Zeka” dhe luftëtarëve nga Dragashi të rreshtuar anekënd Zonës Operative të Pashtrikut.
Falënderues gjithnjë̈, ndaj aleatëve ndërkombëtarë, që u bënë krah i yni në kohën kur na rrezikohej mbijetesa.
Dragash e Gjilan, Urime Dita e Çlirimit!