![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/06/4240371F-E491-4B84-AE7E-1DFF7209A2CB.jpeg)
Haradinaj uron Gjinin për përfundimin e vitit shkollor
26 qershor 2020
| 09:35
“Gjini sot përfundoi vitin e dhjetë shkollor. Një vit jo i zakonshëm për të dhe të gjithë bashkëmoshatarët e tij. Disa muaj mësime nga shtëpia. Sfidë që kjo gjeneratë e përjetoi për herë të parë”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ai ka falënderuar mësimdhënësit për angazhimin e palodhur dhe adaptimin në rrethana të reja, si dhe prindërit për kujdesin e tyre që ky vit shkollor mos të dështojë.
“Uroj suksese për gjithë këtë gjeneratë. Sfidimi për moshat e reja është investim për të kaluar me sa më shumë sukses sfidat e radhës që i sjell jeta. Urime e suksese!”, ka shkruar ish-kryeministri Ramush Haradinaj.