Haradinaj uron Kadarenë: Vepra juaj madhore do t’i mbijetojë shekujt

28 janar 2018 | 10:19

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë një dedikim të veçantë për shkrimtarin e njohur Ismail Kadare me rastin e ditëlindjes së tij të 82.

Në mesazhin e tij drejtuar shkrimtarit të njohur, Haradinaj shkruan se krijimet e tij do t’u mbijetojnë shekujve.

“I dashur Ismail Kadare,

Me rastin e ditëlindjes Suaj të 82-të, pranoni urimet e mia të ngrohta për shëndet të mirë.

Dëshiroj që lexuesit t’i japësh ende perla nga arti Yt i madh letrar;
Kurse familjes shumë dashuri e ngrohtësi;
Vepra Juaj madhore do t’i mbijetojë shekujt, kurse fjala Jote e fuqishme në mbështetje të kauzës së lirisë së Kosovës do t’u shërbejë brezave si kujtesë se nuk ishim vetëm.

I dashur Kadare,
Urime datëlindja dhe festofsh edhe shumë të tjera, i rrethuar me familjen, miqtë dhe librat”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 28 janar të vitit 1936, 82 vjet më parë,…