Haradinaj uron komunitetin goran për ditën e tyre, 6 Majin

06 maj 2019 | 17:52

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar komunitetin goran me rastin e shënimit të ditës së tyre 6 Majit.

Ai ka thënë se në gjithë rrugëtimin si shtet, Kosova ka qenë shembull i bashkëjetesës, tolerancës dhe ndarjes së vlerave të përbashkëta.

Haradinaj ka premtuar respektim të të drejtave të komuniteteve në vendin tonë.

“Në gjithë rrugëtimin si shtet, Kosova ka qenë shembull i bashkëjetesës, tolerancës dhe ndarjes së vlerave të përbashkëta. Komunitetit Goran në Kosovë, i urojmë ditën e tyre 6 majin, me besimin dhe zotimin se institucionet e vendit do të trajtojnë dhe respektojnë me kujdesin maksimal, të drejtat e këtij komuniteti dhe të gjitha komuniteteve që jetojnë në vend. Sepse Kosova është shtëpia e të gjithëve”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, ka deklaruar se Serbia patjetër duhet…