Haradinaj uron Merkelin për mandatin e katërt qeverisës
04 mars 2018
| 18:07
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Angela Merkelin për mandatin e katërt në krye të Qeverisë së Gjermanisë.
Haradinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që ta thellojë edhe më shumë bashkëpunimin me shtetin gjerman.
“Urimet e mija të sinqerta për mandatin e katërt me radhë për zonjën Angela Merkel, si kancelare e Republikës Federale të Gjermanisë. Gjermania gjithmonë ka qenë përkrahëse e fuqishme e pavarësisë së Kosovës, dhe perspektivës euroatlantike të saj. Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që ta thellojë edhe më shumë marrëdhënien tonë strategjike, sidomos tani me koalicionin e madh gjerman”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.