Haradinaj uron Nismën në 10-vjetorin e themelimit: Partneriteti me Nismën, Kosovës do t’i sjell fitore
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj bashkë me kolegë, kanë marrë pjesë në shënimin e 10-vjetorit të Nisma Socialdemokrate.
Haradinaj me këtë rast ka thënë se partneriteti me Nismën Socialdemokrate do t’i sjell fitore Kosovës.
“Të vetëdijshëm për vështirësitë që po kalon vendi, vetëm të bashkuar do t’i sjellim fitore Kosovës”, shtoi Haradinaj.
Shkrimi i plotë:
Gëzuar 10-vjetorin e themelimit, Nisma!
Sot në emër të Aleancës e urova Kryetarin Limaj, strukturat udhëheqëse dhe përkrahësit e Nismës Socialdemokrate me rastin e shënimit të 10-vjetorit të themelimit të saj. Njëkohësisht i falënderova për partneritetin opozitar, si fitore për Kosovën.
Të vetëdijshëm për vështirësitë që po kalon vendi, vetëm të bashkuar do t’i sjellim fitore Kosovës.