Haradinaj uron Papa Françeskun dhe besimtarët katolikë për festën e Krishtlindjes

24 dhjetor 2020 | 14:26

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar besimtarët katolikë dhe Papa Françeskun për festën e Krishtlindjes.

Me këtë rast, Haradinaj i është lutur Papës që Vatikani ta njohë shtetin e Kosovës.

“Të dashur vëllezër e motra, shfrytëzoj rastin që të ju uroj për shumë mot Krishtlindjet!
Po ashtu, uroj të gjithë shtetasit e huaj që shërbejnë në Kosovë, familjet dhe bashkombasit e tyre.
Uroj posaçërisht Papa Françeskun me bashkëpunëtorë. I lutemi Atit të Shenjtë që të lutet për Kosovën dhe popullin e saj, me shpresë të njohjes për Kosovën nga Selia e Shenjtë. Paqe, begati, shëndet e harmoni për të gjithë!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Platforma “Liria ka Emër” ka vazhduar me publikimin e rrëfimeve…