Haradinaj uron Pashkët ortodokse: Kjo festë le të shërbejë për të rritur unitetin
16 prill 2023
| 11:01
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar gjithë besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve.
“Vëllezërve dhe motrave shqiptarë ortodoksë, të gjithë bashkëqytetarëve të Kosovës dhe miqve ndërkombëtarë që shërbejnë në vendin tonë, që festojnë sipas kalendarit julian, për shumë mot Pashkët! Kjo festë le të shërbejë si motiv shtesë për promovimin e vlerave njerëzore dhe për të rritur unitetin dhe respektin ndaj njëri-tjetrit”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.