Haradinaj uron për 21-vjetorin e Ditës së Çlirimit të Podujevës

19 qershor 2020 | 08:38

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar qytetarët e Podujevës në 21-vjetorin e çlirimit të kësaj komune.

Me këtë rast, Haradinaj shkroi se përulemi me respektin më të madh për heronjtë, dëshmorët e martirët e rënë.

Postimi i plotë:

Prangat e robërisë thyheshin çdo ditë. Njëzetenjë vite më parë, liria erdhi edhe për Podujevën.

Falënderim për luftëtarët trima të brigadave 151 “Zahir Pajaziti” e 152 “Shaban Shala”, të cilët qëndruan deri në përmbushjen e ëndrrës së përbashkët për çlirim.

Përulemi me respektin më të madh për Heronjtë, Dëshmorët e Martirët e rënë!

I falënderojmë përjetësisht miqtë e çmuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Aleancën Veriatlantike.

Podujevë, urime Dita e Çlirimit!

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1852060474918358

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot dhe nesër…