Haradinaj uron për fillimin e vitit të ri akademik
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka uruar të gjithë profesorët e studentët për fillimin e vitit të ri akademik.
Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka kujtuar edhe protestën studentore të vitit 1997, duke vlerësuar lart guximin e tyre.
“Popullit tonë në përpjekjet për liri asnjëherë nuk i janë shuar shpresat. Më 1 Tetor 1997 u bë kthesa e madhe me protestën masive të rinisë studentore dhe profesorëve universitarë. Kujtojmë sot me krenari guximin e kësaj rinie, për t’u ngritur mbi padrejtësitë dhe për ta paralajmëruar e legjitimuar ndryshimin e madh, luftën çlirimtare. Për të ditur kah po shkojmë duhet të dimë nga erdhëm deri këtu! Le të jetë dita e 1 Tetorit përkujtuese e rrugës që kaluam së bashku. Njëherit të gjithë studentëve dhe profesorëve, urime dhe shumë fat për fillimin e vitit të ri akademik. Iu priftë e mbara!”, ka shkruar Haradinaj.
/Epoka e re/