Haradinaj uron popullin amerikan me rastin e 4 Korrikut
04 korrik 2019
| 09:09
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së ShBA-së, e ka uruar popullin dhe shtetin amerikan.
“Me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së ShBA-së, iu përcjellë urimet më të përzemërta popullit dhe shtetit amerikan. ShBA është sinonim i idealeve më të larta të bazuara në vlerat universale të lirisë dhe demokracisë, vlera të cilat ishin vënë në ballë të luftës për çlirimin e vendit tonë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka shtuar se Kosova përket në botën, të cilës i prinë Amerika dhe do të jetë gjithmonë krah saj në rreshtin e paqes.
“ShBA, si mishërim i prosperitetit, është shembull që Kosova me krenari e ndjekë, pa u lëkundur”, ka shkruar Haradinaj.