Haradinaj uron qytetarët me rastin e vitit të ri: Viti 2025 qoftë Fitues për Kosovën

31 dhjetor 2024 | 16:09

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, përmes një video-incizimi ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e vitit të ri. Haradinaj ka uruar edhe pjesëtarët ndërkombëtar të sigurisë që shërbejnë në Kosovë.

“Më lejoni t’i urojë e t’i falenderoj ata që sot janë në punë; ushtarët e Kosovës, policët, mjekët dhe të gjitha të tjerët që na mundësojën që ne të festojmë të lirë dhe të sigurtë. Njëkohësisht i urojë nga zemra të gjithë shtetasëve të huaj që shërbejnë në Kosovë dhe që ndihmojnë që vendi ynë të jetë i sigurt. Urojë shqiptarët kudo që janë, vëllezërit e motrat tona në mërgim të cilët nuk kanë pasur mundësi të bashkohen me ne dhe familjet e tyre në këtë festë”, ka uruar Haradinaj.

Adresimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Kosovës, Në klëtë atmosferë festive në ndërrimin e viteve, më lejoni që nga zemra t’iu urojë festat, gëzuar viti i ri që po vjen. Qoftë një vit i mbarë për të gjithë juve. Më lejoni t’iu uroj nga zemra dhe t’i përshëndes familjarët e dëshmorëve, martirëve dhe të gjithë ata që në vete bartin vuajtje, plagë dhe sakrificën për liri. Përulemi me respekt para ju! Më lejoni t’i urojë e t’i falenderoj ata që sot janë në punë; ushtarët e Kosovës, policët, mjekët dhe të gjitha të tjerët që na mundësojën që ne të festojmë të lirë dhe të sigurtë. Njëkohësisht i urojë nga zemra të gjithë shtetasëve të huaj që shërbejnë në Kosovë dhe që ndihmojnë që vendi ynë të jetë i sigurt. Urojë shqiptarët kudo që janë, vëllezërit e motrat tona në mërgim të cilët nuk kanë pasur mundësi të bashkohen me ne dhe familjet e tyre në këtë festë. Viti 2025 qoftë një vit i mbarë, i sukseseve, qoftë vit Fitues për Kosovën duke ju siguruar se do të punoj që Kosova të bëhet fituese. Gëzuar!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tri klubeve kosovare, Ballkani, Feronikeli 74 dhe Dukagjini, u është…