Haradinaj uron Rutten për zgjedhjen në krye të NATO-së
26 qershor 2024
| 16:26
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar për zgjedhjen e Mark Rutte në krye të Aleancës së NATO-s, ku sipas tij, ky është një lajm i jashtëzakonshëm.
“Përvoja e tij e gjatë politike e diplomatike, është garancë për një udhëheqje të suksesshme të Aleancës së NATO-s. Duke qenë kryeministër i Holandës, Rutte ka qenë një prej mbështetësve të mëdhenj të proceseve demokratike në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.