Haradinaj uron sekretarin e ri të Mbrojtjes së ShBA-së
24 korrik 2019
| 15:18
Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka uruar të emëruarin në postin e Sekretarit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mark Esper.
Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se pararëndësi i tij, James Mattis, pati një rol të pazëvendësueshëm mbështetës për krijimin e ushtrisë së Kosovës, e cila përket në rreshtin e ushtrive të paqes të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.
“Kosova është pjesë e botës euroatlantike dhe është e gatshme për t’u vënë në dispozicion misioneve të saj paqeruajtëse kudo që ka nevojë”, ka shkruar Haradinaj.
/Epoka e re/