Haradinaj uron Suedinë për marrjen e Presidencës së Bashkimit Evropian

02 janar 2023 | 10:44

Në ditën e parë të vitit 2023, Suedia mori nga Çekia kryesimin e Këshillit të Bashkimit Evropian, i cili do t’i zgjasë deri në fund të muajit qershor.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Suedinë për marrjen e Presidencës së Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut për marrjen e kryesimit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian.

Gjithashtu edhe Kroacinë për hyrjen e saj në zonën Shengen dhe miratimin e euros si monedhë zyrtare.

“Të dyja këto janë role të rëndësishme që do të kërkojnë një lidership dhe përgjegjësi të madhe, dhe ne kemi besim të plotë se Suedia dhe Maqedonia e Veriut janë në lartësinë e detyrës. Ne gjithashtu i shprehim urimet tona më të ngrohta Kroacisë për hyrjen e saj në zonën Shengen dhe miratimin e euros si monedhë zyrtare. Ky është një moment historik i rëndësishëm për Kroacinë dhe jemi të sigurt se do të sjellë shumë përfitime për vendin dhe popullin e saj. Mezi presim të shohim se çfarë do të sjellë e ardhmja për Kroacinë dhe të vazhdojmë të forcojmë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe fqinjëve tanë miq”.

“Shprehim urimet tona të sinqerta për këto shtete mike dhe shpresën tonë të madhe që nga pozicionet e tyre do të kenë një mundësi edhe më të madhe për të mbështetur subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës. Ne i vlerësojmë marrëdhëniet tona me këto vende dhe presim të vazhdojmë të punojmë së bashku drejt një të ardhmeje më të ndritshme për të gjithë ne”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Do të jetë kjo hera e tretë që Suedia do të jetë në krye të këtij institucioni. Anëtare e BE-së që nga viti 1995, ajo kishte kryesimin e radhës në vitin 2000 dhe në vitin 2009.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Dr. Edita Tahiri, ish-zëvendëskryeministre dhe kryenegociatore Bota është udhëkryq!…