Haradinaj uron Thaçin: Shpresoj që dollinë do ta ngrehim në ditëlindjen tënde të radhës

24 prill 2021 | 17:33

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka uruar ish-presidentin, Hashim Thaçi me rastin e datëlindjes së tij të 53-të.

Ai ka thënë se shpreson që dollinë e festës ta ngrehin në datëlindjen e radhës së Thaçit.

“Kjo qoftë ditëlindja më e keqe e jetës tënde, shpresoj që dollinë do e ngrehim në ditëlindjen tënde të radhës”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Aktualisht Hashim Thaçi është në paraburgim në Hagë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një burrë është vrarë sot rreth orës 14:30 në fshatin…