Haradinaj uron Zvicrën: Jemi me fat që kemi aleatë të tillë

01 gusht 2021 | 14:20

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Zvicrën për Ditën Kombëtare.

Në profilin e tij në “Facenook”, ai ka shkruar se Zvicra është shtëpi e dytë e qindra mijëra shqiptarëve.

“Zvicra, që është shtëpi e dytë e qindra mijëra shqiptarëve, sot shënon Ditën Kombëtare.  Në ditën më të rëndësishme për ta, uroj përzemërsisht institucionet dhe popullin bujar zviceran.  Konfederata Helvetike ishte strehë e shumë bashkatdhetarëve tanë, por edhe e shumë organizimeve tona për liri, përkrahëse e jashtëzakonshme në proceset e krijimit dhe shtetndërtimit të Republikës së Kosovës. Jemi me fat që kemi aleatë të tillë. Urime!”, ka shkruar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka vizituar sot Panairin e Librit të…