![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/06/Haradinajaaa.jpg)
Haradinaj uron Zvicrën për Ditën Kombëtare: Ishte strehë e shqiptarëve në kohë të vështira
01 gusht 2023
| 12:53
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar Zvicrën me rastin e Ditës Kombëtare të saj.
Haradinaj ka thënë se Zvicra ishte strehë e shumë shqiptarëve në kohë të vështira historike.
“Zvicra ka qenë strehë e shumë shqiptarëve në kohë të vështira historike, dhe sot me të drejtë vazhdon të jetë shtëpia e dytë e shumë bashkatdhetarëve tanë”, ka thënë Haradinaj.