Haradinaj: Ushtarët e Ibrahim Rugovës dhe të Adem Jasharit tani janë në rresht me ushtritë e paqes
21 janar 2019
| 10:28
Sot janë bërë 13 vjet prej kalimit në amshim të ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë sot homazhe te varri i ish presidentit Rugova.
“Rugova, me rreshtimin përkrah Perëndimit dhe në miqësi të përhershme me ShBA-në, rideshmoi fuqinë e ideve demokratike shqiptare në shtetkrijim. Në përvjetorin e 13-të të ndarjes nga jeta të Presidentit Historik, Kosova idealin e tij dhe të shumë brezave e ka kurorëzuar përmes unifikimit, që u manifestua me krijimin e ushtrisë sonë. Ushtarët e Ibrahim Rugovës dhe të Adem Jasharit tani janë në rresht me ushtritë e paqes, nën flamurin e Republikës së Kosovës. Pusho i qetë, President!”, ka thënë Haradinaj.
https://www.facebook.com/179643115493444/posts/1041474632643617/