Haradinaj: Ushtria e Kosovës do t’i shërbejë paqes në botë
10 dhjetor 2018
| 22:53
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Ushtria e Kosovës e cila do të krijohet së shpejti do të jetë një kontribuues modest për krijimin e paqes në botë.
Haradinaj për ‘Associated Press’, ka thënë se transformimi i FSK-së në Ushtri do të ofrojë paqe.
“Nuk mund të jeni të sigurt, nuk mund të ndihmoni paqen dhe stabilitetin në botë, pa qenë në paqe me vetveten, duke pasur ushtrinë tuaj”, ka deklaruar Haradinaj.