Haradinaj: Ushtria s’do të duhej kurrë të ishte kazan i votave të Albin Kurtit

04 shtator 2024 | 13:03

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti se është duke punuar që FSK-ja të jetë sa më e fortë.

Kurti u paraqit sot  nga ballkoni i qeverisë me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ministrin e Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati.

E Haradinaj ka theksuar se gjithmonë është lajm i mirë kur kryeministri i vendit takon krerët e sigurisë, por kur pas katër vitesh qeverisje premtimet parazgjedhore mbesim mashtrime paszgjedhore është e natyrshme që edhe ky takim është veç fillimi i mashtrimit të radhës.

“Ushtari i Kosovës vazhdon të ketë pagë 400 euro, të ketë pajisje personale tepër joadekuate kurse rritjen e premtuar të pagës plotë ushtarë të FSK e arrijnë përmes përmbaruesve. Premtimi i Kurtit se Kosova do të ketë ushtri të detyrueshme doli të jetë vetëm mashtrim ordiner. ‘Fondi i Sigurisë’ më as që përmendet nga ai. Ushtria duhet të trajtohet nga shteti me dinjitet e respekt e jo me mashtrim. Ushtria nuk është dhe s’do të duhej kurrë të ishte kazan i votave të Albin Kurtit”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është duke mbajtur një takim…