Haradinaj vazhdon takimet me këngëtarë, radhën e ka Xeni
03 shkurt 2018
| 15:40
Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj duket se po i pëlqen muhabeti me estradën kosovare.
Pas takimit që kishte me Labinot Tahirin, njëherësh deputet i Kuvendit, Haradinaj sot është takuar edhe me një këngëtar.
Në facebook shefi i qeverisë kosovare ka njoftuar se është takuar me Shkëlzen Jetishin – Xenin.
Këtë të fundit e ka cilësuar si doajen të këngës qytetare.
“Takim i përzemërt me Shkëlzen Jetishin, doajenin e këngës së mirëfilltë qytetare. Këngëtar i rrallë, i cili me vite ka interpretuar perlat e muzikës shqiptare të të gjitha trevave, duke ruajtur kulturën dhe këngën tonë.
Të kultivojmë vlerat tona dhe t’i lartësojmë ato!”, ka shkruar Haradinaj në profilin e vet në “Facebook”.