Haradinaj vazhdon traditën, u jep policëve ëmbëlsira për bajram

02 maj 2022 | 09:14

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, vazhdon traditën e respektit ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Ish-kryeministri i Kosovës, kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, mëngjesin e sotëm ka vizituar disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës të cilët edhe në këtë ditë feste janë në punë.

Ai, si në çdo Bajram tjetër, ua ka uruar atyre festën e bajramit dhe u ka shpërndarë ëmbëlsira, raporton “Epoka e re”.

“Me fat Bajrami”, ka qenë urimi i Haradinajt në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkësinë Islame të Kosovës e ka vizituar Don Lush Gjergji…