Haradinaj: Vdekja e dy fëmijëve nga Kosova në Francë, lajm tragjik

25 dhjetor 2019 | 11:36

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, e ka quajtur tragjik lajmin për dy fëmijët nga Kosova që kanë humbur jetën, duke rënë në njërin nga lumenjtë në Francë.

Me këtë rast, Haradinaj u ka shprehur ngushëllime familjarëve të cilët kanë humbur fëmijët.

“Tragjike, lajmi për dy fëmijët nga Kosova që humbën jetën aksidentalisht duke rënë në lum në qytetin Montbrison, Loire të Francës. U shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forma ekzaltuese e Lazios në futbollin italian nuk ëshjtë fryt…