Haradinaj: Vendimi i GjND-së vlerësoi se përpjekjet tona historike ishin të drejta
22 korrik 2018
| 13:03
Kryeministri Ramush Haradinaj ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se tetë vite më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i dha legalitet të drejtës sonë për shtet.
“GjND-ja, në opinionin e vet, vlerësoi se përpjekjet tona historike ishin të drejta. Ky vendim i rëndësishëm hapi rrugë për të ndërtuar Kosovën shtet modern që aspiron integrimet euroatlantike. Ne kemi ende punë për të bërë, por progresi nuk do të ndalet. Me dhënien e dritës së gjelbër për liberalizim të vizave vuloset e ardhmja jonë në familjen e shteteve paqedashëse dhe demokratike. Kosova në tërësinë e saj të plotë territoriale është faktor i rëndësishëm i stabilitetit në rajon dhe më gjerë”, ka shkruar Haradinaj.
/Epoka e re/