Haradinaj: Vendimi i GJND-së për pavarësinë e Kosovës ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë

22 korrik 2023 | 13:59

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook, ka kujtuar përvjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtar të Drejtësisë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Sipas ish-kryeministrit të Kosovës, 13 vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, legjitimoi përpjekjet tona historike, të drejtën tonë për shtet.

“Vendimi i GJND-së është ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë të shtetformimit dhe shtetndërtimit”, ka shkruar ai.

Prandaj sipas tij rreshtimi kah vlerat perëndimore dhe orientimi euro-atlantik i Kosovës duhet të jetë synimi i pakompromis.

“Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-në, është rruga e vetme për realizimin e synimeve tona si shtet”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në rrjetin…