Haradinaj: Vendimi i Qeverisë për taksën kundër Serbisë, në interes të qytetarëve të Kosovës
21 nëntor 2018
| 15:29
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se vendimi për vendosjen e taksës ndaj Serbisë është në interes të qytetarëve të Kosovës.
Ai në një konferencë për medie, ka thënë se beson që tregtarët e mëdhenj të Kosovës do ta kuptojnë drejtë vendimin e Qeverisë.
“Besoj se edhe tregtarët do të na mirëkuptojnë”, ka thënë Haradinaj, raporton “Epoka e re”.
Duke iu referuar vendosjes se taksës dhe reagimeve të Serbisë, Haradinaj ka thënë se Serbisë tash i ka ra ndërmend që ekziston CEFTA.
Më tutje, Haradinaj ka thënë se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet ta kenë parasysh se Serbia nuk është e interesuar për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën.