Haradinaj vendos kurora lulesh në varrin e Otto von Habsburg
Kryeministri i Kosovës, gjatë qëndrimit të tij zyrtar në Vjenë të Austrisë, sot ka vendosur kurora lulesh në varrin e princit Otto von Habsburg.
Ky nderim i kryeministri Haradinaj për ta vizituar varrin e Otto von Habsburg përkon me rastin e ditëlindjes së këtij të fundit.
Kryeministri Haradinaj ka thënë se Otto von Habsburg i kushtoi jetën e tij integrimit evropian duke u bërë një nga evropianët më të mëdhenj të shekullit të 20-të, që i dha rëndësi projektit të integrimit evropian në një kohë kur kontinenti ishte i mbushur me pasojat e mjerueshme ekonomike dhe politike të Luftës së Dytë Botërore, derisa në historinë e shqiptarëve kishte një rol të veçantë.
“Marrëdhëniet historike mes popullit tonë dhe Habsburgëve kanë rezultuar me një përkrahje të ndërsjellë. Veçmas ngjarja historike në vitin 1914 dhe ajo që pasoi, ka rezultuar që për ne për të krijuar shumë më shumë hapësirë me u ndje më të lirë”, ka thënë se kryeministri Haradinaj, duke shtuar se Shkëlqesia e tij Otto von Habsburg ishte përkrahës i madh i përpjekjeve të shqiptarëve për pavarësi.
/Epoka e re/