Haradinaj: Vepra madhështore e luftëtarëve të lirisë është burim frymëzimi për brezat
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar heroizmin e disa prej luftëtarëve më të zotë gjatë përpjekjeve për liri e çlirim, emra si: Burim Mustafaj, Shpend Malaj, Jeton Dedushaj dhe Enver Dobraj.
Ai ka thënë se vepra madhështore e tyre, është frymëzim për të punuar më shumë për shtetin.
“Burimi priu në qindra aksione e beteja dhe Shpendi që theu kufirin me dhjetëra herë për të sjell armët e lirisë, që të dy nga Gllogjani. Jetoni sypatrembur nga Malësia e Madhe, Enveri i shumë betejave e aksioneve luftarake nga Carrabregu”, shkruar Haradinaj në “Facebook”.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Vepra madhështore e luftëtarëve të lirisë, është burim frymëzimi për brezat dhe motiv për të punuar më shumë për shtetin dhe atdheun.
Sot, në Qershorin e Lirisë, kujtojmë heroizmin e disa prej luftëtarëve më të zotë që njoha gjatë përpjekjeve tona për liri e çlirim: Burim Mustafaj, Shpend Malaj, Jeton Dedushaj dhe Enver Dobraj.
Burimi priu në qindra aksione e beteja dhe Shpendi që theu kufirin me dhjetëra herë për të sjell armët e lirisë, që të dy nga Gllogjani. Jetoni sypatrembur nga Malësia e Madhe, Enveri i shumë betejave e aksioneve luftarake nga Carrabregu.
Në këtë ditë historike e plotë lavdi, po ashtu në 4-vjetorin e ndarjes nga jeta, kujtoj bashkëluftëtarin Zeqir Nimonaj, njeri i dashur e shpirtmadh!
Ëndrrat e tyre u jetësofshin!