Haradinaj: Veprimet e Iranit të gabuara, Kosova qëndron përkrah ShBA-së
24 qershor 2019
| 14:53
Kryeministri i Kosovës, Ramush Harainaj, i ka komentuar zhvillimet e fundit në mes të Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Haradinaj ka thënë se Kosova qëndron përkrah të drejtës së ShBA-së për t’i mbrojtur vlerat e lirisë, ndërsa veprimet e Iranit i ka cilësuar si të gabuara.
“Kosova konsideron se veprimet e Iranit në ngritjen e tensioneve në Gjirin Persik janë të gabuara dhe qëndron përkrah të drejtës së ShBA-së për t’i mbrojtur vlerat e lirisë, paqes dhe sigurisë, kudo dhe kurdoherë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/