
Haradinaj: Veseli si çdo luftëtar i lirisë do ta mbrojë me dinjitet luftën e UÇK-së
07 nëntor 2019
| 21:41
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas marrjes së lajmit se kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale
“Kadri Veseli, si një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka luftuar kundër shtypjes dhe mizorive të Serbisë mbi popullin e Kosovës, si çdo luftëtar i lirisë, dhe do ta mbrojë pastërtinë e kësaj lufte me dinjitet. I bindur se edhe kësaj radhe do të ngadhënjejë e vërteta dhe e drejta jonë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/