Haradinaj, Veselit: Ishim bashkë në kohët e vështira, jemi bashkë edhe sot!
05 nëntor 2020
| 10:28
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës kundër Kadri Veselit nga Gjykata Speciale.
Haradinaj ka thënë se do të jenë bashkë si në kohët e vështira.
“Ishim bashkë në kohët e vështira, jemi bashkë edhe sot!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.