Haradinaj: Vetëm disa muaj na ndajnë nga liberalizimi i vizave
19 korrik 2018
| 14:59
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se vetëm disa javë apo muaj e ndajnë Kosovën nga liberalizimi i vizave.
“Kosova ka kryer plotësisht kriteret për liberalizim është edhe një aspekt implementues procedural, është për të gjitha vendet jo vetëm për Kosovën. Pra janë disa javë apo pak muaj deri në finale, por unë jam i sigurt që jemi në rrugë të drejtë se do i kryejmë punët”, ka thënë Haradinaj pas takimit me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.
/Epoka e re/