Haradinaj: Viktimat e dhunës seksuale duhet të kenë trajtim të dinjitetshëm në shoqëri
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në konferencën me temën “Përtej Mbështetjes Financiare”, të organizuar nga Fondacioni për Zhvillim të Komunitetit (CDF) në bashkëpunim me “Kosova Women for Women” dhe IPP nga Izraeli.
Me këtë rast, Haradinaj ka thënë viktimat e dhunës seksuale duhet të kenë trajtim të dinjitetshëm në shoqëri.
“Dua t’ju siguroj se institucionet e vendit e ndjejnë pjesën e tyre të përgjegjësisë, mirëpo kjo temë kërkon angazhimin e të gjithëve. Dhe, pa një mobilizim të të gjithëve vështirë se do ta përmbyllim me sukses këtë proces, që të mund t’ju ofrojmë viktimave të dhunës seksuale trajtim të dinjitetshëm në shoqëri”, ka thënë Haradinaj, duke siguruar se ajo që është në natyrën e punës së ekzekutivit, si zbatues i obligimeve që burojnë nga legjislativi, do ta ketë vëmendjen e nevojshme.