Haradinaj: Vitia, partnere e koalicionit AAK-PSD
01 tetor 2019
| 18:05
Koalicioni parazgjedhor AAK-PSD ka mbajtur të mbajtur një tubim elektoral në Komunën e Vitisë.
Kandidati për kryeministër nga ky koalicion, Ramush Haradinaj, ka thënë se në Vitia është partnere e koalicionit që drejtohet nga ai.
“Anamorava njihen si kryengritës të hershëm për liri dhe të vendosur në mbrojtje të saj. Në Viti sot ndjeva krahun e fuqishëm të këtyre njerëzve trima e punëtor, që i japin shtetit të Kosovës, për të qëndruar i fortë, krenar dhe i patjetërsueshëm. Vitia partner i koalicionit AAK-PSD, për Kosovën që i del zot vetes në tërësinë e saj”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Koalicioni AAK-PSD ka paralajmëruar edhe dy tubime eletorale në Gjilan dhe Lipjan.