Haradinaj, Vitisë: Me m’u pas vra në luftë 700 njerëz m’kish ardhë marre dhe e kisha ul kryt
07 tetor 2021
| 08:35
Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka komentuar refuzimin e kandidatit të VV-së, Arben Vitia për t’u ballafaquar në një debat publik.
Haradinaj ka theksuar se Vitia po i ikë debatit për shkak që ka dështuar si si ministër i Shëndetësisë.
“Me mu pas vra në luftë 700 njerëz mkish ardhë marre dhe e kisha ulë krytë. Nuk kisha dalë para popullit tim, e lëre më me vdek prej virusit e mos me kërku falje”, ka thënë Haradinaj në Klan Kosova.