Haradinaj: Vizat paraqesin problem për bizneset
26 tetor 2018
| 12:13
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se qytetarët dhe kompanitë kanë problem të bëjnë biznes për shkak të procesit të liberalizimit të vizave.
“Çka është me rëndësi për Kosovën është të dihet qe politika e tatimeve ka përparuar dhe është e dedikuar për zhvillimin ekonomik. Kjo është dëshmuar q ë Kosova ka reflektuar për një klime të investimeve që është kompatibile”, ka thënë në Forumin Frankofonik të Investimeve.
Ai ka thënë se të fillosh një ndërmarrje në Kosovë nuk është e vështirë.
“Duhet të jemi ambicioz dhe siç tha kryetari i Kuvendit, qytetarët dhe kompanitë kanë problem të bëjnë biznes pikërisht për shkak të procesit të vizave”, ka thënë Haradinaj.