Haradinaj: Vizioni i Arbën Xhaferit mbetet referencë për kauzën kombëtare
15 gusht 2021
| 13:55
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar veprimtarin Arbën Xhaferi, në 9-vjetorin e vdekjes së tij.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se vizioni i tij mbetet referencë për kauzën tonë kombëtare.
“9 vjet pa veprimtarin, atdhetarin, politikanin, njeriun që dëshmoi se identiteti ynë, e drejta jonë kombëtare, peshojnë më shumë se çkado tjetër. Me një personalitet prej rilindasi, vizioni i tij mbetet i paharruar dhe referencë për kauzën tonë kombëtare. I paharrueshëm kujtimi për Arbën Xhaferin!”, ka shkruar Haradinaj.