Haradinaj: Vizioni i Kosovës, anëtarësimi në BE
09 maj 2022
| 10:41
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar për Ditën e Evropës.
Ai ka thënë se Kosova i ka përqafuar vlerat e përbashkëta europiane dhe vizion i saj i palëkundur është anëtarësimi në Bashkimin Evropian.
“Sot në Ditën e Evropës edhe njëherë i bëjmë thirrje shteteve anëtare dhe institucioneve të BE-së, që të njohin dhe pranojnë të arriturat e Kosovës, dhe të mos vazhdojnë të mbajnë qytetarët e Kosovës edhe më tutje padrejtësisht të izoluar nga familja të cilës natyrshëm i takojnë. Më shumë Evropë në Ballkan do të thotë më shumë mundësi, rritje e zhvillim”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.