Haradinaj: Vizita e kryeministrit malazez mund të japë një përgjigje për demarkacionin
01 shkurt 2018
| 21:21
Çështja e pazgjidhur e demarkacionit me Malin e Zi mund të marrë përgjigje apo të ketë hapësirë për ndryshime me vizitën e kryeministrit malazez në Kosovë.
Këtë për “Rubikon” të “KTV”-së e bëri të ditur kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj i cili foli edhe për një takim të përbashkët të dy qeverive në një të ardhme të afërt.
“Nuk është që mund t’i jap krejt përgjigjet, mund të jap përgjigje por jo krejt. Jo që do të komunikohet atë ditë por tema do të avancojë sepse do të diskutohet me siguri”, theksoi Haradinaj.