Haradinaj, vizitë zyrtare në ShBA
24 shkurt 2019
| 15:17
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), Nasim Haradinaj është duke qëndruar për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Gjatë kësaj vizite, Haradinaj ka marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit të Kosovës për 11- vjetorin e Pavarësisë në Waterbury, së bashku me Teuta Sahatqija, konsulle e Kosovës në Nju Jork dhe majorin Mhill Gjuraj.
Në këtë ceremoni, Haradinaj ka mbajtur një fjalë rasti, si dhe ka shpërndarë disa mirënjohje në emër të OVLUÇK-së për komunitetin shqiptar.
Gjithashtu, gjatë kësaj vizite Haradinaj është pritur në takim nga Monroe Webster në Waterbery Kenerike-ShBA.