Haradinaj vizitoi bashkëluftëtarin e tij, komandantin e Gramaqelit

14 mars 2021 | 18:27

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar ish-bashkëluftëtarin e tij, Ali Avdijajn, ish-komandant i njësisë së parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fshatin Gramaqel të Deçanit.

Haradinaj i ka uruar shërim të shpejt bashkëluftëtarit të tij i cili ështē duke kaluar nëper një situatë të rëndë shēndetësore. Këtë vizitë e ka bër të ditur Haradinaj në profilin e tij “Facebook”.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Ali Avdijaj ishte komandant i njësisë së parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gramaqel.

Deri në fund të luftës, u shqua si një prej luftëtarëve më të dalluar në Zonën e Dukagjinit.

Sot isha në vizitë tek ai. Fatkeqësisht, po përballet me një sëmundje të rëndë, të cilës nuk po i dorëzohet.

Evokuam kujtime nga ditët e lavdisë e po ashtu, takova edhe të birin e tij Muhametin, i cili i brumosur me edukatë atdhetare, ishte pjesë e njësive të para të UÇK-së, edhe para daljes publike të saj.

Aliut i urova shërim të shpejtë dhe tejkalim të kësaj sfide. Gjithashtu, sot i kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut të jashtzakonshëm në çështjen kombëtare.

RH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot edhe zyrtarisht është hapur Ambasada e Kosovës në Izrael…