Haradinaj vizitoi familjen e dëshmorit Selman Lajçi
10 mars 2018
| 20:46
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës që ka zhvilluar sot në familjen e dëshmorit Selman Lajçi, ka vlerësuar se kur je me ma të dashurit e një bashkëluftëtari, gjithnjë të mungojnë fjalët, sikur do me u dhënë një porosi që ua dërgon i biri.
“Kur je me ma të dashurit e një bashkëluftëtari, gjithnjë të mungojnë fjalët, sikur do me u dhënë një porosi qe ua dërgon i biri. Në familjen e dëshmorit Selman Lajçi, gjithmonë do të jehojë liria. Emocionues posaçërisht takimi me Selmanin e ri. Lavdi e përjetshme atyre që ranë për lirinë e atdheut!”, ka shkruar Haradinaj në profilin e vet në “Facebook”.